MIQËSORE
Miqësorja dhe xhamat e thyer
25 September, 2013 @22:22
Trajneri Boris Kurtovic i është kthyer me humbje palestrave kosovare. Skuadra e tij e re, Besa, është mposhtur sonte nga Bashkimi i Prizrenit në miqësoren e përfunduar pak më parë. Mirëpo e tërë miqësia ndërmjet klubeve dhe atmosfera e këndshme kaloi vetëm në parket, pasi që pas ndeshjes, disa persona të pandërgjegjshëm sulmuan autobusin e pejanëve, duke ia thyer xhamat.
LOJA
Kurtovic, i cili ka arritur javën e kaluar në Pejë, është duke stërvitur shumë me grupin e të rinjëve pejan për t’i bërë gati ata për Superligë. Mirëpo, sonte Bashkimi i udhëhequr nga Edin Kërveshi këndonte këngën.
Portokallezinjtë nga Prizreni janë treguar superiorë ndaj të rinjëve pejanë. Te Bashkimi pesë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, prej të cilëve më së shumti u dalluan dyshja e huaj Justin Cecil dhe Josip Blajic me nga 13 pikë të shënuara.
Në anën tjetër te ish Studenti, tash Besa, kapiteni i skuadrës Beqë Kovaqi dhe Art Hajdari kanë qenë të vetmit me pikë dyshifore. I pari ka shënuar 16 pikë, derisa i dyti ka regjistruar 10 pikë në humbjen, 87-57.
Kjo ka qenë ndeshja e parë miqësore për Besën, derisa e katërta për Bashkimin para fillimit të stinorit të ri në Superligën e Kosovës në basketboll.
Koshashënuesit e Bashkimit
1 | Josip Blajic | 13 pikë | ||
2 | Justin Cecil | 13 pikë | ||
3 | Qëndrim Ajazaj | 12 pikë | ||
4 | Qëndrim Biraj | 11 pikë | ||
5 | Albatrit Berisha | 11 pikë | ||
6 | Denis Vrsaljko | 9 pikë | ||
7 | Dino Erceg | 9 pikë | ||
8 | Roland Beqiri | 5 pikë | ||
9 | Fisnik Kryeziu | 2 pikë | ||
10 | Edmond Kryeziu | 2 pikë |
Koshashënuesit e Besës
1 | Beqë Kovaqi | 16 pikë | ||
2 | Arti Hajdari | 10 pikë | ||
3 | David King | 9 pikë | ||
4 | Kevin Dukes | 8 pikë | ||
5 | Arian Qallaku | 5 pikë | ||
6 | Marvin Ramsey | 4 pikë | ||
7 | Blendi Matoshi | 2 pikë | ||
8 | Arfan Krasniqi | 2 pikë | ||
9 | Kushtrim Zeqiraj | 1 pikë |