PORTOKALL/ZI
Beqiri afër Bashkimit
25 September, 2013 @0:00
Basketbollisti pejan, Roland Beqiri, që në vitet e fundit nuk ka qenë edhe aq shumë aktiv në parkete të Kosovës, është shumë afër kalimit te Bashkimi i Prizrenit.
Ai është parë sonte në palestrën Sezai Surroi të Prizrenit, duke u stërvitur me skuadrën e portokalltë nga Prizreni, derisa nga krerët e klubit është bërë e ditur ekskluzivisht për Borozani.com se ai do të provohet këto ditë, e nëse pëlqehet të nënshkruaj kontratë me klubin portokall e zi nga Prizreni.
Beqiri është pejan. Basketbollisti që luan në pozitat tre dhe katër, është 202 centimetra i gjatë dhe në ditët e ardhshme do të kuptohet nëse do të nënshkruaj me Bashkimin.
Skuadra e Bashkimit deri më tani ka nënshkruar me katër të huaj dhe një vendor. Justin Cecil, Josip Blajic, Dino Erceg, Denis Vrsaljko dhe Albatrit Berisha janë përforcimet e deritashme të Bashkimit. Të gjithë janë paraqitur në ndeshjen e mbrëmshme miqësore të prizrenasve ndaj Vllaznisë së Shkodrës.