MIQËSORE
Bashkimi mposht Vllazninë
23 September, 2013 @21:04
Bashkimi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë përgatitore para shikuesve të tij. Ekipi prizrenas e mposhti skuadrën nga Shkodra, Vllazninë, me rezultat 72-67.
Takimi i cili u luajt në palestrën Sezai Surroi të Prizrenit, gjatë gjithë kohës kaloi me epërsi të lehtë herë të njërës e herë tjetrës skuadër.
Sikurse në stinorin e kaluar, edhe këtë stinor si duket barra kryesore në lojën e Bashkimit do të bie mbi lojtarët e huaj, pasi që shumica e pikëve u shënuan nga të huajt, derisa më i dalluari ishte amerikani Justin Cecil me 25 pikë, 12 prej të cilave i shënoi në çerekun e dytë. Ai u ndihmua nga plejmekeri kroat Josip Blajic dhe bashkëkombasi i tij, Dino Erceg, të cilët kontribuan me nga 17, përkatësisht 16 pikë.
Kjo ishte ndeshja e tretë përgatitore për Bashkimin. Ekipi i portokalltë në ndeshjen e parë përgatitore ishte mposhtur në Gjilan nga Drita, ndërsa në ndeshjen e dytë përgatitore, kishte shënuar fitore ndaj ekipit të Lirisë.
Koshashënuesit e Bashkimit
1 | Justin Cecil | 25 pikë | ||
2 | Josip Blajic | 17 pikë | ||
3 | Dino Erceg | 16 pikë | ||
4 | Denis Vrsaljko | 6 pikë | ||
5 | Qëndrim Biraj | 3 pikë | ||
6 | Qëndrim Ajazaj | 3 pikë | ||
7 | Valentin Spaqi | 2 pikë |