Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E KATËRT RADHAZI

Bashkimi ngritet në pozitën e pestë me fitore

Bashkimi ngritet në pozitën e pestë me fitore


15 January, 2023 @20:59

Pas pjesës së parë së fuqishme, Bashkimi është mbajtur në pjesën e dytë ndaj Rahovecit për të shënuar fitore me 10 pikë dallim dhe për tu ngritur në pozitën e pestë në renditje tabelare.

Ekipi prizrenas ka mposhtur Rahovecin 78-68 [18-17, 23-9, 16-23, 21-19] për të siguruar fitoren e tetë sezonale. Curtis Jones ka qenë më i efikasi në fitoren e Bashkimit, pasi që përfundoi lojën me 21 pikë të shënuara e 3 asistime.

Daniel Lekndreaj ka luajtur me double-double prej 13 pikësh e 10 kërcimesh, ndërsa Fisnik Rugova dha 9 pikë e bëri 11 kërcime ndaj ish-ekipit të tij për fitoren e radhës të portokallezinjëve në Superligë.

TABELA AKTUALE

Kjo ka qenë fitorja e katërt radhazi e Bashkimit në Superligë, pas një serie jo të mirë, ndërsa Rahoveci me trajnerin e ri dhe të huajt e posaardhur është ende në kërkim të konsolidimit të radhëve. Vreshtarët kanë regjistruar humbjen e 15 sezonale sonte!

Më efikasi ka qenë Michael Green me 15 pikë, ndërsa debutuesit Jack Pagenkopf dhe Igor Chumakov kanë pasur paraqitje solide. Pagenkopf luajti me 12 pikë, 5 asistime e 5 kërcime, kurse Chumakov bëri 9 pikë, 5 kërcime e 2 asistime.

Fitorja bën Bashkimin me bilanc 8-10 ndërsa Rahoveci tash është me 2-15.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga