PA TRAJNER
Bashkimi, pa trajnerin Mijovic në ndeshjen e radhës
29 October, 2015 @13:45
Trajneri i Bashkimit, Petar Mijovic, është gjobitur me 100 euro nga Federata e Basketbollit të Kosovës, për shkak të fyerjes ndaj gjyqtarit Artan Gashi në përballjen e fundit të Superligës, Bashkimi-Prishtina.
Për më tepër, Mijovic nuk do të mund të drejtojë Bashkimin në ndeshjen e radhës, të cilën ekipi prizrenas e luan ndaj Vëllaznimit në Gjakovë.
Njoftimin për këtë suspendim/gjobë e ka bërë sot Federata e Basketbollit të Kosovës, përmes Informatorit të gjashtë të Superligës.
Bashkimi kishte humbur ndeshjen ndaj Prishtinës, derisa të dyja palët janë ankuar në referim në këtë ndeshje.