OKC-SAS
Superdueli, i Oklahomës
29 October, 2015 @9:30
Një super duel, dje është luajtur në Chesapeake Arena, ndërmjet Oklahoma City Thunder dhe San Antonio Spurs.
Me transferimet e bëra, San Antonio po konsiderohet si kandidat kryesor për titull, në anën tjetër, rikthimi nga lëndimi i Kevin Durantit, e bëri Oklahomën përsëri superfuqi.
Ndeshja ishte e barabartë deri në minutat e fundit, por në fund me disa gabime vendimtare që i bënë djelmoshat e trajnerit Gregg Popovich, Oklahoma mposhti kundërshtarin me rezultat 112-106.
Russell Westbrook, ishte koshashënuesi më i mirë në ndeshje me 33 pikë, derisa i bëri edhe 10 asistime gjatë ndeshjes, ku u ndihmua edhe nga Kevin Durant, me 22 pikë e 6 kërcime.
Në anën tjetër, Kawhi Leonard, shkëlqeu me 32 pikë e 8 kërcime, por nuk mjaftuan për fitoren e parë të stinorit.
Oklahoma ndeshjen e radhës do të luaj me Orlando Magic, derisa San Antonio Spurs me Brooklyn Nets.
Video
Kevin Durant