GAME 2: BASHKIMI - YLLI

Bashkimi për kualifikim, GoldenEagle Ylli për vazhdim të serisë
20 April, 2021 @12:06
Bashkimi sot e pret Yllin në “Sezai Surroi” nga ora 20:15 në kuadër të ndeshjes së dytë çerekfinale të Play Offit.
Skuadra prizrenase e kishte mposhtur Yllin në ndeshjen e parë pas vazhdimeve me rezultat 79-94.
Nëse Bashkimi fiton sonte do të kualifikohet në gjysmëfinale të Play Offit dhe do të takohet me Rahovecin, derisa Yllit i nevojitet fitorja për të shpresuar në kualifikim.