BASHKIMI
Bashkimi vazhdon bashkëpunimin me dy basketbollistë
10 August, 2021 @17:55
Skuadra e Bashkimit do të vazhdojë të llogarisë për shërbimet e Qëndrim Birajt dhe Elvan Iljazit edhe në stinorin e ri.
Portokallezinjtë nëpërmjet një njoftimi kanë bërë të ditur se dyshja në fjalë do të mbetet në “Sezai Surroi” pasi që konsiderohet pjesë e rëndësishme e ekipit që do të drejtohet nga trajneri Branimir Pavić.
Gjithashtu në njoftim është përmendur që në ekip do të qëndrojnë edhe dy basketbollistët e talentuar që u shpallën kampionë ditë më parë me Kosovën U18, Hajriz Hazeri dhe Enes Huduti.
Bashkimi sot para këtij njoftimi e zyrtarizoi e transferin e ish lojtarit të Yllit, Artin Gashi.