PRIZREN
Artin Gashi i kthehet basketbollit - te Bashkimi
10 August, 2021 @17:01
Bashkimi këtë stinor ka mbledhur shumë lojtarë vendorë në ekip, ndërsa së fundi ka shtuar edhe Artin Gashin, që ka qenë më parë pjesë e ekipit ndërsa ishte larguar nga basketbolli për shkak të një lëndimi.
Ai ka luajtur përgjatë karrierës së tij edhe te Ylli, Rahoveci e Peja, ndërsa për më së shumti kohë ka qenë pjesë e portokallezinjëve.
Artini tash me t’iu kthyer basketbollit pritet t’i ndihmojë ekipit prizrenas për garat e stinorit 2021/22.
“Pas lëndimit që e la për një kohë të gjatë jashtë parketit, Artin Gashi rikthehet duke veshur përsëri fanellën portokall e zi të Bashkimit. Basketbollisti i njohur me karakterin e tij luftarak, tashmë është shëruar plotësisht dhe do të jetë forcë shtesë për ekipin tonë në stinorin e ri,” ka shkruar ndër të tjera në njoftimin e lëshuar nga klubi prizrenas pak më parë.