NË RAHOVEC
Rahoveci nis shitjen e biletave vjetore
10 August, 2021 @11:20
KB Rahoveci ka nisur shitjen e biletave vjetore për të parë ndeshjet si vendas të klubit. Mirëpo, ato janë të kufizuara në numër, për shkak të masave anti-COVID-19.
Vreshtarët kanë bërë të ditur se numri i biletave vjetore që dalin në shitje do të jetë 350, pasi që Ministria e Shëndetësisë ka lejuar qasjen në vetëm 15% të ulëseve të palestrave në Kosovë.
Prej 350 biletave, siç ka shpjeguar KB Rahoveci, 300 do të jenë në tribuna dhe 50 në parket.
Mëposhtë, njoftimi i plotë i KB Rahoveci:
NË SHITJE BILETAT VJETORE / NUMRI I KUFIZUAR
Pritjes po i vie fundi dhe pas një kohe të gjatë i kthehemi palestrave dhe atmosforës së zakonshme. Me nisjen e përgatitjeve dhe afrimin e sezonit të ri, KB Rahoveci vjen edhe më një risi tjetër.
Duke pasë parasysh masat kufizuese dhe vendimit të ministrisë së Shëndetësisë që lejon mbushjen e 15% të palestrës, klubi ka vendosur të nxjerr në shitje 350 bileta vjetore që lidhen me kufizimet e vendosura për shkak të situtës me COVID19.
Ato do të jenë të ndara, 300 në tribuna dhe 50 në parket. Bileta vjetore përfshinë gjitha ndeshjet e SuperLigës dhe PlayOffin e edicionit të ri si dhe ndeshjet e Ligës Unike po ashtu me PlayOff. Cmimi i biletës vjetore në Tribuna është 60 euro kurse në parket 100 euro.
Shkaku i numrit të limituar një person ka të drejtë t’i blejë dy bileta vjetore të cilat regjistrohen në bazë të letërnjoftimit. Rritja e numrit të biletave vjetore dhe atyre të rregullta mund të ndodhë gjatë javëve të ardhshme varësisht nga vendimet e autoriteteve përkatëse që lidhet me situatën e pandemisë.
Për të gjitha detajet dhe pyetjet shtesë, ju lutem orientohuni në dyqanin zyrtar që gjendet në palestër, çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në orën 18:00.