PRIZREN
Bashkimi vazhdon me përforcime
21 August, 2015 @14:53
Ish basketbollisti shumëvjeçar i Sigal Prishtinës, Granit Rugova, ka arritur marrëveshje me ekipin prizrenas, Bashkimi, ka mësuar Borozani.com sot.
Rugova, që është shpallë disa herë kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës me ekipin bardhekaltër, pas largimit nga vendi, do të kthehet në Kosovë, por te ekipi i Bashkimit.
Rugova, 30 vjeç, do të vesh për herë të parë fanellën e një ekipi tjetër në Kosovë përveç të Prishtinës, derisa ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me portokall-e-zinjtë, me mundësi vazhdimi.
Bashkimi deri më tani ka të konfirmuar Gerti Shimën si përforcim, derisa është përfolur edhe për ardhjen e Samir Shaptahovicit në skuadër.
Në ditët në vijim pritet që Bashkimi të zyrtarizojë Rugovën si përforcim të ekipit.