ZYRTARE
BIBL, zyrtarizon Samirin te Bashkimi
17 August, 2015 @14:40
Basketbollisti 33 vjeç, Samir Shaptahovic, është lojtar i ri i Bashkimit të Prizrenit edhe zyrtarisht.
Playmakeri që së fundi luajti për Pejën, ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit portokall-e-zi nga Prizreni dhe pritet që të rikthehet në “Sezai Surroi” për stinorin 2015/16.
Samiri ka qenë pjesë e Bashkimit para se të kalonte te Peja, ndërsa njoftimin për të e ka bërë të ditur edhe faqja zyrtare e BIBL.
Së fundi, Samiri ka pasur mesatare prej 17.9 pikëve, 5.6 asistimeve dhe 4.6 kërcimeve për ndeshje me Pejën në Balkan League.
Ai është përforcimi i dytë pas Gerti Shimës për Bashkimin, që pritet të debutojë këtë stinor në gara ndërkombëtare.