MIQËSORE
Dardani me Poloninë, fitojnë miqësoren e radhës
16 August, 2015 @21:13
Basketbollisti kosovar që po mbron ngjyrat e reprezentacionit polak, Dardan Berisha, ka qenë prezent në ndeshjen që Polonia e fitoi ndaj Angolës.
Miqësorja përfundoi ngushtë 79-77, në të mirë të polakëve, derisa Dardani kontribuoi me 7 pikë në fitoren e ekipit.
Trajneri i Polonisë, Mike Taylor, pritet që të largojë edhe një lojtar nga reprezentacioni para fillimit të Eurobasket 2015.
Në europian regjistrohen 12 lojtarë nga çdo përfaqësuese, e Polonia në miqësoret aktuale në përbërje ka 13 lojtarë.