Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINASIT PËRFORCOJNË POZITËN

Bora ndalë edhe Istogun

Foto: sshot/youtube

Bora ndalë edhe Istogun


4 February, 2023 @20:16

Një ndeshje jashtëzakonisht e fortë, por ekipi i drejtuar nga Arben Krasniqi me përvojë në çerek të fundit bëri dallimin për të shkuar te fitorja në dukje e lehtë.

Bora ka mposhtur Istogun në duelin e dikur trajnerit dhe ndihmës-trajnerit të Prishtinës, përkatësisht Arben Krasniqit dhe Fikret Shatrit, që sot drejtojnë skuadrat në fjalë.

Bora fitoi ndeshjen 83-59 [20-18, 18-16, 18-12, 27-13], ndërsa dallimi u bë në pjesë të dytë të ndeshjes, kur prishtinasit shtuan avantazhin e ngushtë që kishin nga pjesa e parë.

TABELA AKTUALE

Koshashënuesi më i mirë te Bora ka qenë William Blet me 17 pikë, ndërsa 14 të tjera i ka dhënë Jon Ismajli. Te Istogu më i dalluari ka qenë Arian Azemi me 13 të shënuara.

Fitorja bën që Bora të ketë bilanc 18-7 dhe të jetë në vend të dytë të renditjes tabelare, ndërsa Istogu të jetë i katërti me bilanc aktual 17-6.


 
Të gjitha lajmet nga