PRIZRENI - YLLI
Çereku i dytë vendimtar në fitore
9 February, 2019 @19:02
Në ndeshjen hapëse të xhiros XVIII të Superligës së Kosovës në basketboll, Ylli arriti një fitore shumë të rëndësishme kundër Prizrenit.
Skuadra e trajnerit Arben Krasniqi, e mposhti kundërshtarin me rezultat 76-84 në palestrën “Sezai Surroi”.
Përpjekjet e Prizrenit për ta fituar ndeshjen në çerekun e fundit nuk mjaftuan dhe kështu skuadra nga Suhareka arriti fitoren e 12 të stinorit.
Garrius Holloman ishte koshashënuesi më i mirë te Ylli me 25 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Alban Veseli me 17 dhe Romelo Banks me 12 pikë të tjera.
Te Prizreni u dalluan Malcom Canada me 22 pikë dhe Urim Zenelaj me double-double prej 18 pikëve e 10 kërcimeve.
Ylli me 12 fitore e 6 humbje gjendet në pozitën e dytë, derisa Prizreni aktualisht ka 8 fitore e 10 humbje.