Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICË

Clevon Brown - përforcimi i ri i Trepçës

Clevon Brown - përforcimi i ri i Trepçës


7 July, 2022 @19:13

Basketbollisti amerikan, Clevon Brown, është përforcimi më i fundit i Trepçës.

Mitrovicasit kanë zyrtarizuar ardhjen e amerikanit që është 203 centimetra i gjatë, ndërsa luan në pozitat 4-5.

“Forcojmë trapezin në pozitën e qendrës,” ka shkruar shkurt njoftimi i Trepçës, derisa ka bërë të ditur që Brown është shtesë e re në “Minatori”.

Amerikani Brown në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit australian, Mt Gambier ku ka pasur mesatare prej 9 pikëve dhe 7.3 kërcimeve për ndeshje. Ndërsa, para aventurës australiane në NCAA1 ai ka pasur mesatare prej 8.3 pikëve për ndeshje, 5.3 kërcimeve dhe 1.7 bllokadave.


 
Të gjitha lajmet nga