POLONI
Dali, një hap para Eurobasketit
7 August, 2015 @21:51
Ylli i basketbollit kosovar, Dardan Berisha, ka kaluar me sukses fazën e parë të përgatitjeve me Polonin para Eurobasket 2015.
Nga 16 lojtarë sa kanë qenë të grumbulluar në fazën e parë stërvitore të Polonisë, tani kanë mbetur 13, ku është përfshirë edhe Dardan Berisha, i rikthyer në këtë reprezentacion.
Në Eurobasket 2015 çdo reprezentacion duhet të regjistrojë 12 basketbollistë dhe një lojtar i radhës që do të largohet nga trajneri amerikan i Polonisë, Mike Tylor, do të kuptohet pas miqësoreve të radhës.
Polonia do të garojë në Grupin A të Eurobasket 2015 derisa ndeshjet do t’i luaj në Montpellier të Francës, në grup me Rusinë, Bosnjën e Hercegovinën, Francën, Finlandën e Izraelin.
Eurobasket 2015 do të mbahet në katër shtete, Kroaci, Francë, Gjermani dhe Letoni.