MË I VOTUARI
Dardan Berisha më i votuari nga tifozët
2 January, 2022 @17:00
Kapiteni i reprezentacionit të Kosovës dhe i Pejës, Dardan Berisha, ka marrë edhe çmimin e lojtarit më të mirë të zgjedhur nga tifozët për stinorin vjeshtor në Superligë 2021/22.
Pejani Berisha ka marrë afro 200 vota më shumë sesa ndjekësi më i afërt i tij, mitrovicasi Drilon Hajrizi, që u bë i dyti më i votuari nga tifozët në web-faqen e FBK-së.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) këtë fundvit për herë të parë ka vendosur që të shpall “Lojtarin më të mirë të zgjedhur nga tifozët për stinorin vjeshtor në Superligë”.
Pas Berishës e Hajrizit, në pozitë të tretë u rendit Erjon Kastrati i Yllit, gjithashtu reprezentues i Kosovës, derisa pozitat katër dhe pesë i takuan të huajve, Julien Lewis dhe Ivan Koljevic.
VOTAT E LOJTARËVE NGA TIFOZËT:
1 | Dardan Berisha (Peja) | 519 | ||
2 | Drilon Hajrizi (Trepça) | 337 | ||
3 | Erjon Kastrati (Ylli) | 255 | ||
4 | Julien Lewis (Bashkimi) | 77 | ||
5 | Ivan Koljevic (Prizreni) | 71 |