Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MH PRISHTINA - DARDANËT

Dardanët mposhtin edhe MH Prishtinën

Dardanët mposhtin edhe MH Prishtinën


12 November, 2021 @20:18

Skuadra e re në Ligë të Parë të Kosovës, Dardanët, kanë shënuar fitoren e dytë me radhë duke e fituar si mysafir MH Prishtinën sonte, ngushtë 80-82 [16-26, 22-23, 22-18, 20-15].

Loja e mirë në pjesë të parë e mysafirëve ka bërë që përkundër insistimit të vendasve në pjesë të dytë, të mos shkrihet epërsia tërësisht dhe kështu Dardanët kanë arritur fitoren e madhe në Prishtinë.

TABELA AKTUALE

MH Prishtina e drejtuar nga trajneri Dritëro Sefaja u zgjua vonë nga gjumi në përballjen e sotme, derisa te Dardanët tre lojtarë kanë shënuar mbi 20 pikë në ndeshje, ku më efikasi ka qenë Bujar Qeku me 25, ndërsa Mirlind Zekaj ka dhënë 22 e Nicholas Paul 21 të tjera në fitore.

Te MH Prishtina Genc Zeqiri ka qenë më efikasi me 20 pikë të shënuara.

Pas kësaj fitoreje Dardanët kanë bilans 2-3, ndërsa MH Prishtina 1-4.


 
Të gjitha lajmet nga