ISTOG

Davante Cooper - qendër e re e Istogut
1 November, 2023 @22:44
Istogu, skuadra që po debuton këtë stinor në Superligë, ka zyrtarizuar edhe një përforcim sot, duke bërë të ditur që ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, Davante Cooper. Lojtari në fjalë shtë 208 centimetra i gjatë, ndërsa ka luajtur në Amerikën Jugore, Vllazni të Shqipërisë dhe së fundi ka qenë pjesë e ekipit azerbajxhanas Sheki.