Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA E GJERMANISË, ZGJIDHET PAS PENALLTIVE

Bayer Leverkusen fiton edhe Superkupën e Gjermanisë

Bayer Leverkusen fiton edhe Superkupën e Gjermanisë


17 August, 2024 @22:42

Në një përballje mjaft interesante dhe në duel tepër të luftuar ndaj Stuttgartit, Bayer Leverkusen ka arritur që të barazojë rezultatin në momentet e fundit të ndeshjes për të çuar duelin në penallti.

Ka qenë zëvendësuesi Patrik Schick që ka shënuar në minutën e 88-të të ndeshjes për 2-2 [Boniface 11’, Schick 88’ - Millot 15’, Undav 63’]. Ndeshja me barazim në fund, shkoi në penallti menjëherë, ndërsa aty kampioni i Gjermanisë Bayer Leverkusen i drejtuar nga Xabi Alonso u tregua më i mirë dhe triumfoi për të ngritur edhe një trofe pas titullit kampion dhe Kupës së Gjermanisë.

Granit Xhaka luajti nga minuta e parë e ndeshjes për Bayerin, ndërsa te penalltitë, katër lojtarë të Leverkusenit shënuan, derisa Kratzig e Mvumpa nuk arritën të shënojnë për Stuttgartin, për të fituar ekipi i Alonsos 4-3 Superkupën pas penalltive.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga