NGA INFORMATORI NR 22
Dënim për Trepçën pas derbit
19 March, 2019 @12:23
Dueli derbi i xhiros së fundit të Superligës ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës, që shkoi barabartë deri kah fundi i ndeshjes dhe krejt në fund fituan mysafirët, ka arsyetuar epitetin e derbit.
Ndërsa, pas regjistrimit të ndeshjeve nga Komesari i Garave të FBK-së në Informatorin e fundit të Superligës, Trepça është dënuar me gjobë prej 300 eurove.
Në Vendim shkruan konform Nenit 49.3 të PG-së Trepça dënohet me 300 euro.
E ky nen ndëshkon për shkak të hedhjes së gjësendeve të forta në parket.
Trepça ishte shumë afër t’ia shkaktojë humbjen e parë Prishtinës këtë stinor, por në minutat e fundit bardhekaltërit fituan vetëm në saje të përvojës së lojtarëve të huaj të tyre.