Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDON ME KRYEQYTETASIT

Derrick Wilson vazhdon edhe një stinor me Prishtinën

Derrick Wilson vazhdon edhe një stinor me Prishtinën


24 June, 2023 @16:10

Basketbollisti amerikan i Prishtinës, Derrick Wilson, do të jetë pjesë e bardhekaltërve edhe për një stinor në Superligë. KB Prishtina ka bërë të ditur se playmakeri 185-centimetra i gjatë i ekipit është dakorduar për të vazhduar të jetë pjesë e rekord-kampionëve të Kosovës në basketboll, ndërsa njeriu që luajti në 32 ndeshje të Superligës në stinorin e kaluar me mesatare prej 33.8-minutash për lojë pritet të jetë përsëri bartës i lojës së kryeqytetasve.

Wilson përndryshe në stinorin e kaluar ka qenë njëri ndër basketbollistët më të dalluar nga të huajt që erdhi në elitën e basketbollit tonë, ndërsa mesatarisht ka luajtur me 11.9 pikë për ndeshje, 4.9 asistime dhe 4.6 kërcime për lojë. Ai gjithashtu ka të regjistruara tetë paraqitje me Prishtinën ENBL, ndërsa në 35.6-minuta ku i kishte mesatarisht, ka shënuar 14.1 pikë për ndeshje, 4.8 asistime dhe 3.6 kërcime.

Derrick Wilson

Në njoftimin për vazhdimin me Wilson, Prishtina e ka quajtur atë playmakeri më i mirë i stinorit, ndërsa ka shkruar se e kanë kërkuar të gjitha ekipet tjera të Superligës.

“Pllejmejkeri më i mirë i sezonit të kaluar dhe njëri nga lojtarët më të mirë që kanë zbarkuar në Kosovë, fantastik në të dy repartet, i pëlqyer dhe i kërkuar nga të gjitha ekipet kosovare, ka vendosur të vazhdojë me ekipin më të trofeshëm shqiptar.” — ka shkruar KB Prishtina me rastin e njoftimit për qëndrimin e Wilsonit 31-vjeç.◼️


 
Të gjitha lajmet nga