Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 6: LAKERS - SUNS

Devin Booker fenomenal, eliminon kampionin

Devin Booker fenomenal, eliminon kampionin


4 June, 2021 @11:01

Skuadra e Phoenix Sunsit, e eliminoi kampionin aktual, Los Angeles Lakersat.

Suns me dominim total, pa e lëshuar në asnjë moment epërsinë në ndeshje, e mposhti Lakersin me rezultat 100-113 dhe treguan se nuk e përfunduan stinorin e rregullt rastësisht në pozitën e dytë.

Në fitoren e Sunsit pa dyshim roli kryesor i takoi Devin Bookerit. Booker ishte i pakapshëm me 47 pikë, 11 kërcme e 3 asistime nga mbrojtja e Lakersit.

Në anën tjetër, LeBron James bëri çdo gjë për ta mbajtur skuadrën në lojë. James luajti me 29 pikë, 9 kërcime e 7 asistime, por mungesa e Anthony Davis është vërejtur dukshëm te kampioni akatual.

Suns e mposhti Lakersat me 4-2 në seri, derisa në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore do të takohen me Denver Nuggets.


 
Të gjitha lajmet nga