Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E THELLË E RRUFESË

Dje fitore, sot poshtërim

Dje fitore, sot poshtërim


24 December, 2015 @9:21

Los Angeles Lakers ka qenë rival i barabartë me Oklahoma City Thunderin deri në minutën e 20 të ndeshjes, më pas, kontrollin kanë marrë Kevin Durant e Russell Westbrook për t’i shkatërruar ish kampionët që po përjetojnë stinor dëshpërues. 

‘Rrufeja’ goditi tërësisht në pjesë të dytë dhe fundi i ndeshjes gjeti Lakersin me disfatë 35 pikëshe nga Oklahoma. 

Durant përfundoi ndeshjen me 21 pikë, 7 kërcime e 5 asistime, ndërsa Westbrook me 23 pikë, 8 kërcime e 8 asitime për të bërë bilancin e ekipit 20-9. 

Te Lakers 19 pikët e Kobe Bryantit e 18 të tjerat të Dangelo Russellit ishin sa për statistikën e tyre personale, derisa ekipi ka bilanc tash 5-24.


 
Të gjitha lajmet nga