KËRVESHI
Do të japim maksimumin
29 March, 2014 @21:00
Trajneri prizrenas Edin Kërveshi i cili ka arritur që në stinorin e parë të tij si trajner të çojë Bashkimin në finale të Kupës së Kosovës ka thënë se ekipi i tij do të jep maksimumin në finale.
“Përkudër se sot nuk kemi luajtur lojën tonë, sa për shkak lodhjes fizike, ashtu edhe ngarkesës psiçike, besoj se nesër në finale do të japim maksimumin,” ka thënë Kërveshi pas ndeshjes për Borozani.com.
Duke ditur forcën e cilitdo kundërshtar që u vjen në finale Kërveshi ka thënë se do të japin maksimumin nesër.
“Cilado skuadër që na vjen finale, e dimë forcën e tyre, por sidoqoftë, ne do të bëjmë gjithçka sipas mundësive tona në finale,” ka përfunduar ai.
Bashkimi mposhti Dritën në çerekfinale derisa Besën e gjunjëzoi në gjysmëfinale për të dalë në finale.
Në përballjen tjetër ndeshen Sigal Prishtina e Peja për të përcaktuar finalistin tjetër.