FINAL FOUR
Bashkimi finalist
29 March, 2014 @18:28
Bashkimi ka arritur të plasohet në finale të Kupës së Kosovës në basketboll pasi që mposhti Besën me 6 pikë epërsi.
Prizrenasit kështu kanë arritur që të kualifikohen në finale të Kupës së Kosovës për herë të dytë në tre stinorët e fundit.
Bashkimi ia nisi mirë ndeshjes duke krijuar epërsi fillestare prej 7-0, mirëpo pejanët rregulluan radhët e tyre dhe arritën të futen në lojë duke e afruar rezultatin.
Përkundër se gjatë gjithë ndeshjes Bashkimi ishte në epërsi, Besa me lojë kompakte ka arritur që mos t’i lë rehat asnjëherë prizrenasit, të cilët në disa raste mendonin se kishin fituar ndeshjen.,
Sidoqoftë, në fund ekipi i Edin Kërveshit arriti në finalen e madhe të Kupës së Kosovës - dhe tani pret fituesin e duelit Sigal Prishtina - Peja për tu përballur nesër në finalen e madhe.
Playmakeri amerikan i prizrenasve Darrell Lampley ka shkëlqyer në ndeshje duke shënuar 32 pikë derisa Endrit Hysenagolli e Rickey Young me double double kanë dominuar nën kosh për të çuar ekipin e tyre në finale.
Statistikat ekipore:
Besa | Bashkimi | ||
Çereku i parë | 20 | 24 | |
Çereku i dytë | 21 | 28 | |
Çereku i tretë | 30 | 24 | |
Çereku i katërt | 19 | 22 | |
Kërcime | 32 | 42 | |
Asistime | 15 | 22 | |
Bllokada | 3 | 5 | |
Topa të vjedhur | 9 | 4 | |
Topa të humbur | 12 | 17 | |
Tentime për tre pikë | 11/27 | 12/27 | |
Tentime për dy pikë | 23/57 | 23/40 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 11/17 | 16/27 |
Statistikat individuale te Besa
1 | Nakiea Miller | 27 pikë | 15 kërcime | 1 asistim |
2 | Arian Qallaku | 25 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
3 | Arti Hajdari | 20 pikë | 4 asistime | 1 kërcim |
4 | Altin Morina | 10 pikë | 7 kërcime | 6 asistime |
5 | Sami Hajzeri | 7 pikë | 2 kërcime | |
6 | Beqë Kovaqi | 1 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Darrell Lampley | 32 pikë | 3 asistime | 1 kërcim |
2 | Endrit Hysenagolli | 23 pikë | 11 kërcime | |
3 | Rickey Young | 13 pikë | 14 kërcime | 4 asistime |
4 | Zeljko Jovanovic | 12 pikë | 5 asistime | 4 kërcime |
5 | Aaron Mitchell | 11 pikë | 8 kërcime | 4 asistime |
6 | Valentin Spaqi | 4 pikë | 4 asistime | 3 kërcime |
7 | Qëndrim Biraj | 3 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |