IPKO KUPA
Besa në gjysmëfinale, eliminohet Trepça
28 March, 2014 @17:15
Në ndeshja e parë çerekfinale të IPKO Kupës së Kosovës në basketboll u takuan Trepça nga Mitrovica dhe Besa nga Peja.
Ekipi nga Peja, Besa, është bërë gjysmëfinalistja e tretë e Kupës pas Sigal Prishtinës dhe Pejës, pasi e mposhti Trepçën e favorizuar në çerekfinale me rezultat 70-83.
Xehetarët gjatë çerekut të parë të ndeshjes megjithëse ishin në epërsi të lehtë në të shumtën e kohës me anë të pikëve të Arian Tahirit, Alvaro Calvos dhe Jan Orfilas, në fund të këtij çereku Besa arriti ta përmbys epërsinë e Trepçës duke e përmbyll atë me rezultat të barabartë 21-21.
Pasqyrë e ngjashme ishte edhe në çerekun e dytë, pasi mitrovicasit përsëri kaluan në epërsi, por jo edhe duke u shkëputur në rezultat. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 41-37, duke paralajmëruar një finish dramatik.
Më pas Besa i ndezi motorët me anë të Arti Hajdarit, Arian Qallakut dhe qendrës amerikane, Nakiea Miller, të cilët e mbanin barën kryesore të shënimit të pikëve te skuadra pejane.
Djelmoshat e trajnerit Fabian Gjuka e morrën në dorë epërsinë në rezultat duke e përmbyllur çerekun e tretë me tre pikë epërsi, 57-60, ndërsa me fillimin e çerekut të katërt krijuan seri prej 6-0, që mjaftoi për të siguruar një finish të qetë kundër Trepçës, pasi që me anë të trepikëshit të Arian Qallakut edhe 3:25 minuta pa mbaruar ndeshja, epërsia u thellua deri në 15 pikë, 61-76.
Më i merituari në fitoren e madhe të Besës ishte Arti Hajdari i cili shënoi gjithsej 24 pikë, derisa kontribuoi edhe me 5 kërcime e 3 asistime. Atij i ndihmuan edhe Arian Qallaku dhe Nakiea Miller që shtuan nga 18 pikë secili.
Në anën tjetër, të vetmit që u munduan të bëjnë diç më shumë te Trepça, ishin spanjollët Jan Orfila dhe Alvaro Calvo, të cilët luajtën me nga 19 pikë, përkatësisht 16.
Kjo fitore ia siguroi gjysmëfinalen e Kupës skuadrës së Besës, e cila së bashku me Sigal Prishtinën, Pejën dhe fituesin e ndeshjes Bashkimi-Drita, do të jenë katër skuadrat gjysmëfinaliste që do të luftojnë për ta fituar Kupën.
Statistikat ekipore
TREPÇA | BESA | ||
Çereku i parë | 21 | 21 | |
Çereku i dytë | 20 | 16 | |
Çereku i tretë | 16 | 23 | |
Çereku i katërt | 13 | 23 | |
Kërcime në mbrojtje | 24 | 32 | |
Kërcime në sulm | 20 | 7 | |
Gjithsej kërcime | 44 | 39 | |
Asistime | 16 | 17 | |
Bllokada | 2 | 6 | |
Topa të vjedhur | 5 | 7 | |
Topa të humbur | 11 | 13 | |
Tentime për tre pikë | 7/29 | 6/17 | |
Tentime nga loja | 24/79 | 31/61 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 15/20 | 15/23 |
Statistikat individuale te Trepça
1 | Jan Orfila | 19 pikë | 20 kërcime | 8 asistime |
2 | Alvaro Calvo | 16 pikë | 7 kërcime | 1 bllokadë |
3 | Arian Tahiri | 10 pikë | 1 asistim | |
4 | Imer Tahiri | 5 pikë | 1 kërcim | |
5 | Hekuran Binxhija | 3 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
6 | Samir Zekiqi | 7 pikë | 2 kërcime | |
7 | Valdrin Haxhiu | 8 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
8 | Besnik Azemi | 2 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
Statistikat individuale te Besa
1 | Arti Hajdari | 24 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
2 | Nakiea Miller | 18 pikë | 18 kërcime | 4 bllokada |
3 | Arian Qallaku | 18 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
4 | Blend Matoshi | 11 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
5 | Altin Morina | 10 pikë | 8 kërcime | 7 asistime |
6 | Beqë Kovaqi | 2 pikë | 3 asistime | 1 kërcim |