FINAL 6
Shorti i Final Four të Kupës
28 March, 2014 @13:45
Në një njoftim të botuar pak më parë, Federata e Basketbollit të Kosovës, ka bërë të ditur se shorti i Final Four të Kupës së Kosovës në basketboll që zhvillohet nesër do të përcaktohet menjëherë pas ndeshjeve të sontme në Final 6 të Kupës.
Pra, me tu ditur fituesit e ndeshjeve të Final 6 që luhen sonte në Shani Nushi të Gjakovës ndërmjet Trepça-Besa dhe Bashkimi-Drita, do të hidhet shorti.
Në short do të marrin pjesë Sigal Prishtina (si mbrojtëse e titullit të Kupës), Peja (kampione në fuqi e Kosovës) si dhe fituesit e përballjeve të sotme, Bashkimi-Drita dhe Trepça-Besa.
Sipas njoftimit të FBK-së, shorti i Final Four nuk do të ketë kushte të veçanta dhe do të mund të takohet çdonjëra skuadër me tjetrën. Për shembull një finale para finales ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës do të mund të luhej edhe në gjysmëfinale, nëse do shorti kështu.