BALKAN LEAGUE
Krijohet liga e femrave dhe e juniorëve
28 March, 2014 @16:47
Liga Ballkanike nga stinori i ardhshëm do të zgjerohet edhe më tej. Drejtuesit e kësaj lige sot kanë marrë përgjigje pozitive nga FIBA Europe që nga stinori 2014/15 të organizohen garat edhe për konkurrencën e femrave dhe të juniorëve.
Në lidhje me këtë ka folur drejtori sportiv i Ligës Ballkanike, Shay Shtriks, i cili ka shprehur kënaqësinë e tij për mundësinë e zhvillimit të garave edhe në konkurrenca të tjera përveç asaj të meshkujve.
“Jam shumë i lumtur dhe falenderoj FIBA-n dhe FIBA Europën që edhe zyrtarisht e konfirmuar dhe e pranuar kërkesën tonë për dy projekte të reja. Kjo është një njohje që EUROHOLD Balkan League është një organizim profesional dhe i drejtë, dhe rruga jonë në këto gjashtë stinore ishte e drejtë,” ka thënë Shtriks, transmeton faqja zyrtare e Ligës Ballkanike.
Përparësi për Sigal Prishtinën dhe Pejën
Shtriks ka shtuar se nga skuadrat që do të marrin pjesë në garat e këtyre të konkurrencave, përparësi do të kenë skuadrat që janë aktualisht pjesë e Ligës Ballkanike te meshkujt.
“Garave në konkurrencën e juniorëve me klube do të organizohen për herë të parë në Europë, e veçanërisht në regjionin e Ballkanit. Ne do të japim një mundësi të mrekullueshme për talentët më të mëdhenj të basketbollit në Ballkan. Prioritet do t’i jipet skuadrave U18 të klubeve që aktualisht janë duke luajtur në EUROHOLD Balkan League,” ka thënë ndër tjerash, Shtriks.