ANDIN RASHICA

Do të jemi edhe më të motivuar për ndeshjen e radhës
21 April, 2023 @0:38
Prishtina ka arritur të shënojë fitore në duelin e tretë të serisë gjysmëfinale të PlayOffit ndaj Trepçës, ndërsa ndihmës-trajneri i Prishtinës Andin Rashica në deklaratën e dhënë pas ndeshjes ka thënë se këto ekipe janë dy më të mirat aktualisht në Kosovë dhe se fitorja ka ardhur për shkak të përgatitjeve të bardhekaltërve, që edhe në ndeshjen e katërt do të jenë më të motivuar.
“Këto dy ekipe janë ekipet më të mira në Kosovë dhe cila ekipë është më e fokosuar dhe më e fortë psikikisht e taktikisht e përgatitur, e fiton lojën. Të dielën ne do të jemi tepër të motivuar dhe të fokusuar, çkado që do të na del për dore do ta japim maksimumin për të shkuar në finale,” ka thënë ndër të tjera Rashica.
Prishtina është 2-1 në avantazh në këtë seri dhe i duhet edhe një fitore për të siguruar finalen e PlayOffit.