Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SKENDERAJ

Drenica në dorë të gjermanëve!

Drenica në dorë të gjermanëve!


1 July, 2025 @21:05

FC Drenica, që në stinorin 2024/25 siguroi hyrjen në Superligë duke fituar Grupin A të Ligës së Parë, tash e tutje është në dorë të biznesmenit gjerman, Thomas Wüstenfeld.

Përmes një ceremonie zyrtare, ku të pranishëm kanë qenë prej krerëve të Komunës e deri te udhëheqësit e FFK-së, FC Drenica edhe zyrtarisht ka bërë transferin e dokumenteve dhe tashmë kuqezinjtë nga Skenderaji do të jenë nën kontrollin e biznesmenëve: Faton Seferi dhe Thomas Wüstenfeld.

Në nërkohë, mbetet të shihet se si do të punojë ekipi gjatë verës me trajnerin Bylbyl Sokoli lidhur me ecurinë në afatin kalimtar dhe më gjerë në klub, ashtu që skuadra të sigurojë cilësi të duhur për të qenë së paku stabile në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga