Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PODUJEVË

Llapi ndanë rrugët me 11 lojtarë

Foto: KFLlapi/fb

Llapi ndanë rrugët me 11 lojtarë


1 July, 2025 @11:25

Në një njoftim të përgjithshëm të bërë të ditur ditë më parë, Llapi ka njoftuar se ka ndarë rrugët me 11 lojtarë të deritashëm të ekipit.

“Pas përfundimit të sezonit 2024/25, disa prej futbollistëve tanë kanë vendosur të ndërmarrin hapa të rinj në karrierën e tyre, duke kërkuar sfida dhe ambiente të reja.” — shkroi fillimisht ekipi nga Podujeva.

Më tej, bëri të ditur se futbollistët me të cilët nuk kanë vazhduar kontratën pas përfundimit të afatit, janë: Vokli Laroshi, Ahmed Januzi, Granit Jashari, Gentrit Limani dhe Valmir Veliu.

Ndërkaq, futbollistët të cilët mbyllën kapitullin me Llapin para kohe, me marrëveshje për të kërkuar minuta në fushë më shumë në klube tjera janë: Art Hoti, Avni Selmani, Erlind Mulaj, Gramos Murati, Rinor Tovërlani dhe Seyoon Cheon.

Llapi i ka falenderuar lojtarët në fjalë, duke i uruar sukses më tutje në karrierë, ndërsa ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina pasi që shpëtoi në Superligë përmes playoutit, ka nisur përgatitjet për stinorin e ri të Superligës 2025/26.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga