KAMPIONI KTHEHET

Foto: FCDrita/ fb
Drita mbyllë përgatitjet me bilanc pozitiv
1 July, 2025 @20:46
Kampionja e Kosovës, Drita, ka mbyllur me bilanc pozitiv fazën e saj përgatitore në Bansko, ndërsa ekipi gjilanas i drejtuar nga Zekirija Ramadani ka shënuar tre fitore në pesë ndeshje miqësore të zhvilluara aty.
Bardhekaltërit kampionë, po përgatiten me intensitet të lartë për ndeshjet e raundit të parë kualifikues për Ligë të Kampionëve, ku do të ndeshen me Differdangen e Luksemburgut mesjavën që vjen.
Klubi ka njoftuar se faza përgatitore ka kaluar mirë edhe sa i përket lëndimeve të lojtarëve, pos qendërmbrojtësit Egzon Bejtullai, i cili megjithatë pritet të kthehet shpejtë në fushë.
“E mira e kësaj faze ka qenë që të gjithë lojtarët kanë marrë ngarkesat e duhura dhe nuk ka pasur ndonjë shqetësim apo ndonjë lëndim në përjashtim të Egzon Bejtullait i cili dy ditët e fundit nuk ka stërvitur me ekipin për shkak të një lëndimi dhe pritet të rikthehet me ekipin në fundjavë.” — shkroi FC Drita në njoftim.
Përndryshe, Drita u mposht nga CSKA-ja 1-0, pastaj barazoi me Sileksin 2-2, për të fituar më pas tre ndeshjet e fundit, Egnatian 2-0, Belasicën 2-1 dhe Farul Constantën 2-1. Në këto dy ndeshje, nga dy gola për Dritën shënuan Arb Manaj dhe transferi i ri, Liridon Balaj, ndërkaq me nga një gol në listë u regjistruar: Blerim Krasniqi, Albert Dabiqaj, Almir Ajzeraj, Veton Tusha dhe Endrit Morina.