Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES

Drilon Hajrizi: Kemi ekip për të ngadhënjyer

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Drilon Hajrizi: Kemi ekip për të ngadhënjyer


22 October, 2020 @16:13

Peja është skuadra e vetme që ka fituar trofe në vitin 2020. Basketbollistët verdhezi nga Karagaçi kanë fituar gjatë shkurtit të këtij viti Kupën e Kosovës dhe tashmë po synojnë edhe një trofe të radhës.

Për të veshur vitin pandemik me trofe, pejanët synojnë edhe Superkupën, por përpara do të kenë kundërshtarë të vështirë për finalen - që është paraparë të luhet në Karagaç.

Reprezentuesi i Kosovës, Drilon Hajrizi, që mbron ngjyrat e Pejës ka thënë se përkundër që ekipi është kompletuar vonë, me seriozitet dhe angazhim, Peja është aty për të ngadhënjyer.

“Përgatitur janë duke shkuar shumë mirë. Ekipi është kompletuar pak vonë, po me seriozitet në punë, angazhim maksimal prej lojtarëve po mundohemi të kompensojmë kohën e humbur. Superkupa është një turne i mirë për të gjitha skuadrat të shohin gjendjen. Ne do të futemi për të fituar, por pa presion. Gjithsesi kemi ekip për të ngadhënjyer dhe shpresoj pa lëndime”, tha Hajrizi për faqen zyrtare të FBK-së.

ORARI dhe SKEMA E SUPERKUPES

Pas dy çerekfinaleve të zhvilluara mbrëmë, ku gjysmëfinaja e parë u bë e ditur (Rahoveci - Prishtina), sonte në Sezai Surroi të Prizrenit zhvillohen dy çerekfinalet tjera të Superkupës.

Golden Eagle Ylli - Ponte Prizreni nis në ora 17:00, ndërsa Peja - Bashkimi në ora 19:00. Fituesit e këtyre ndeshjeve takohen në gjysmëfinalen e dytë të garës.


 
Të gjitha lajmet nga