Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELE INTERESANTE

Nesër edicioni nis me Superkupën e Kosovës

Nesër edicioni nis me Superkupën e Kosovës


20 October, 2020 @22:14

Një garë e vjetër me sistem të ri nis nesër (21 tetor) në Kosovë. Superkupa e Kosovës në basketboll kësaj radhe do të numëroj të gjitha ekipet e Superligës dhe ndeshjet do të luhen në disa qytete për të arritur në finalen e Karagaçit.

NDESHJET ÇEREKFINALE

Duelet nisin në Shani Nushi të Gjakovës, ku çerekfinalistët e parë do të përcaktojnë gjysmëfinalen e parë.

Rahoveci - Trepça do të jetë ndeshja e parë, që nis në ora 17:00 ndërsa pas kësaj Sigal Prishtina luan ndaj Vëllaznimit. Fituesit, takohen në gjysmëfinalen e parë.

Në anën tjetër, pasnesër më 22 tetor prej orës 17:00 priten dy ndeshje të zjarrta në Sezai Surroi të Prizrenit. Golden Eagle Ylli ndaj Ponte Prizrenit nis në ora 17:00, ndërsa Peja kundër Bashkimit në ora 19:30. Fituesit e këtyre ndeshjeve shkojnë në gjysmëfinalen e dytë.

GJYSMËFINALET

E gjysmëfinalet luhen më 23 tetor. Së pari, gjysmëfinalja e parë nis në ora 17:00 në 13 qershori të Suharekës, pas së cilës luhet edhe gjysmëfinalja e dytë me fillim në ora 19:30.

E pasi që të kuptohen finalistët, mirret rruga për Karagaç të Pejës.

FINALET

Aty pas finales së femrave në mes të Bashkimit dhe Kosovahome Prishtinës që nis në ora 14:00, zhvillohet finalja e madhe me fillim prej orës 17:00 mes dy ekipeve që do të kërkojnë trofeun e parë para fillimit të stinorit të rregullt 2020/21 në Superligë të Kosovës.

TROFEU I FUNDIT

Kujtojmë, trofeun e vetëm në vitin 2020 në basketbollin kosovar e ka fituar KB Peja, që fitoi Kupën e Kosovës në basketboll në muajin shkurt, në Final 8 të Kupës që u mbajt në Mizahir Isma të Rahovecit.

Pas kësaj, kampionati i rregullt u anulua dhe vera kaloi në pushim të gjatë basketbollistik për shkak të pandemisë.



ORARI I NDESHJEVE

Gjakovë, 21 tetor

17:00 Rahoveci - Trepça

19:30 Sigal Prishtina - Vëllaznimi

Prizren, 22 tetor

17:00 Golden Eagle Ylli - Ponte Prizreni

19:30 Peja - Bashkimi

Suharekë, 23 tetor

Gjysmëfinalja I: 17:00 Fituesi i Grupit A-B

Gjysmëfinalja II: 19:30 Fituesi i Grupit C-D

Pejë, 25 tetor

Finalja Femrat: 14:00 Bashkimi - Kosovahome Prishtina

Finalja Meshkujt ora 17:00

 
Të gjitha lajmet nga