Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONJA FITON

Drita triumfon ndaj rumunëve në miqësoren e fundit

Drita triumfon ndaj rumunëve në miqësoren e fundit


30 June, 2025 @20:49

Ekipi i Dritës ka shënuar fitore në përballjen e fundit miqësore para dueleve kualifikuese për Ligë të Kampionëve. Ekipi gjilanas, që është kampion aktual i Kosovës dhe po bën përgatitjet për duelet me kampionin e Luksemburgut, Differdange ka mposhtur sot ekipin rumun.

Drita ka fituar ndeshjen 3-1 ndaj Farul Constantës, ndërsa Albert Dabiqaj, Arb Manaj dhe Almir Ajzeraj kanë shënuar për bardhekaltërit kampionë. Drita me këtë miqësore kryen fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë, prej ku do të koncentrohen plotësisht për përballjet ndaj luksmburgasve, me të cilët ndeshen më 8 dhe 15 korrik.


 
Të gjitha lajmet nga