NIS PLAYOFFI

Foto: FBK
Duelet e para të PlayOffit, të premten
15 March, 2023 @14:26
FBK ka përcaktuar orarin e ndeshjeve të para të PlayOffit në Ligë të Parë të Kosovës, ndërsa ato do të luhen të premten më 17 mars.
Dueli Vushtrria - Bora nis në ora 18:30, ndërsa Istogu - NewBasket në 19:00. Skuadrat që arrijnë të parat dy fitore, kalojnë në finale fituesi i së cilës siguron Superligën për stinorin tjetër. Ekipi që humb finalen luan ndeshje PlayOuti me skuadrën që përfundon e shtata në Superligë.