FINAL FOUR 2016 - PRISHTINË

BOROZANI/Edrin Shkuliqi/Arkiv
Dueli i parë gjysmëfinal
12 February, 2016 @10:51
Mbrojtësi i trofeut të Kupës së Kosovës, Peja, nis sonte misionin e vërtetë për të mbrojtur trofeun në përballjen gjysmëfinale të Final Four 2016 ndaj Trepçës.
Verdhezinjtë janë favorit për këtë takim karshi Trepçës, mirëpo mitrovicasit edhe pse nuk janë deklaruar, kanë cilësi për të bërë befasi.
Peja pritet të jetë në formacion të plotë me përforcimet e fundit si dhe me të rikthyerit në skuadër, derisa nuk ka raporte për ndonjë mungesë të theksuar në skuadrën e Branimir Pavicit.
Në anën tjetër, Trepça ka paraqitur për regjistrim amerikanin Kenny Rhymes, që bashkë me forcat vendore dhe lojtarët kroat aty, të drejtuar nga Neven Plantak do të tentojnë befasinë.
Derisa Peja është mbrojtëse e trofeut të Kupës, Trepça për herë të fundit e ka fituar atë në vitin 2012 kur e morri në “Karagaç” duke e mposhtur Bashkimin në finale.
Tifozët e të dyja palëve pritet të jenë në palestër sonte.