ORARI I NDESHJES

Foto: FBK
Dueli i parë PlayOut: Prishtina e Re - Rahoveci
26 April, 2022 @14:08
Pos orarit të ndeshjeve të para të çerekfinaleve të PlayOffit, është vendosur edhe për ndeshjen e parë të fazës PlayOut të garës, ku nënkampionja e Ligës së Parë Prishtina e Re do të tentojë të befasojë skuadrën e parafundit nga renditja e Superligës, Rahoveci.
Vreshtarët janë favorit absolut në këto ndeshje PlayOuti, mirëpo pa u zhvilluar ndeshja, asgjë nuk është e sigurt.
Prandaj, Prishtina e Re e drejtuar nga Albert Sylejmani do të tentojë të bëjë befasinë ndaj Rahovecit të Ljupcho Malinkovit, duke kërkuar Superligën.
Dueli i parë i PlayOutit zhvillohet në Prishtinë, ndërsa luhet nesër gjatë ditës.
E mërkurë, 27 prill 2022
I. 12:15 Prishtina e Re - Rahoveci.
E shtunë, 30 prill 2022
II. 20:30 Rahoveci - Prishtina e Re.