BARDHEZI

Alan Wiggins Jr. muajin e kaluar duke ngulitur për Posusjen e Bosnjes/ Fotot: KKPosusje/fb
Dy “dhurata” për Vit të Ri te KB Prizreni!
2 January, 2023 @11:57
Trajneri i ri i klubit të Ponte Prizrenit, Edin Kërveshi, ende nuk shijoi fitoren me ekipin e ri si kryetrajner. Ndërsa menaxhmenti ka reaguar menjëherë duke sjellë dy përforcime në skuadër që pritet të jenë të gatshëm që për ndeshjen e radhës te ekipi prizrenas.
Adam Grant, organizator që deri tash ishte pjesë e KB Trepçës, është përforcimi i parë i njoftuar nga KB Prizreni, ndërsa vetë lojtari nuk u pëlqye fort nga trajneri i ri i ekipit mitrovicas, Aleksandar Jonchevski.
Në anën tjetër Grant 25-vjeçar si pjesë e Trepçës ka arritur mesatare prej 8.3 pikëve për ndeshje, 3.2 kërcimeve dhe 1.4 asistimeve. Por, këtu nuk përfundoi asgjë për ekipin e Kërveshit.
Menjëherë pas Grantit, ekipi ka prezantuar edhe basketbollistin që pritet të shtojë skuadrës cilësi nën kosh. Ai është Alan Wiggins Jr. . Wiggins 205-centimetra i gjatë luanë në pozitat 3-4, ndërsa së fundi ai ka qenë pjesë e ekipit boshnjak, Posusje!
Wiggins ka përvojë të madhe dhe ekipi shpreson që mosha e tij të mos jetë pengesë në lojën e shpejt, derisa me 37-vjeçarin që së fundi ka pasur statistika të mira në elitë të Bosnjes me 15.4 pikë për ndeshje me 10.4 kërcime - trajneri Kërveshi do të tentojë që të arrijë fitoren e parë me ekipin e tij si kryetrajner, ndaj ish-ekipit të tij!
Derbi Bashkimi-Prizreni luhet më 7/8 janar 2023.