OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
E arta e parë për Francën
11 February, 2018 @15:12
Perrine Laffont është kampione olimpike në disiplinën moguls/gungat në skijim të lirë. Francezja përfundoi serinë e tretë finale me rezultat 78.65 pikë, duke lënë pas kanadezen Justine Dufour-Lapointe, për 0.09 pikë.
Laffonte ishte e treta pas serisë së dytë, derisa kampionia nga Sochi, Dufour-Lapointe e katërta. E para pas serisë së dytë, Andi Naude nga Kanadaja, nuk arriti të përfundojë garën për shkak të shpejtësisë së madhe që kishte marr pas kërcimit të parë. Ajo përfundoi pa medalje, ngjashëm si e dyta nga seria e dytë finale, australiania Britteny Cox.
E bronzta shkoi për skitaren nga Kazakistani, Yulia Galysheva e cila nisi serinë e fundit me 77.40 pikë. Është kjo medalja e parë për Kazakistanin në këto Lojëra Olimpike.