OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Mbreti Kramer nuk lëkundet
11 February, 2018 @12:55
Tetë titujve të kampionit botëror në 5000m patinazh të shpejtë, Sven Kramer i shtoi edhe titullin e tretë olimpik në këtë disiplinë. I quajtur ‘mbreti’ i kësaj disipline, të artën e tretë olimpike në 5000m e arriti me rekord të ri olimpik në kohë prej 6:09.76, duke përmirësuar rekordin e tij olimpik nga Sochi për një sekondë.
Pozita e dytë i takoi rekorderi botëror, kanadezit Ted-Jan Bloemen i cili në duel direkt mposhti norvegjezit Sverre Lunde Pedersen pas fotofinishit që i dha epërsi kohore pre 0.002 sekondave.
Pas dy garave në patinazh të shpejtë, Holanda ka katër medalje, prej të cilave të dy të artat. Ky ritëm mund të vazhdoj edhe nesër kur është në program gara në 1500m për femrat, me Ireen Wust, e Lotte Van Beek në mesin e favoriteve përkrah amerikanes Heather Bergsma.