OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Ditari Olimpik Nr.3 – Dita e Albinit
10 February, 2018 @22:04
E diela është dita e Albinit. Olimpiku i vetëm kosovar do të zhvilloj garën e lëshimit me fillim në ora 3 të mëngjesit. Çdo përfundim i garës mund të konsiderohet sukses, derisa në stërvitjen e tretë Albin Tahiri fare nuk është lëshuar kështu duke ruajtur energjinë për garën finale të së dielës. Të dielën, Albini starton me numër 59, i parafundit, që do të thotë se s’do të startoj para orës 4:15.
Vincent Kriechmayr ka fituar stërvitjen e tretë, dersa Jansrud e Svindal e kanë ndjekur nga pas, gjë që i vendos në mesin e favoritëve në garën e parë alpine në këtë Olimpiadë. Paraqitja e Feuz në stërvitjen e fundit ka qenë e dobët, por zvicerani gjithnjë mbetet kandidat për medalje.
Të dielën, pos lëshimit janë në program edhe gjashtë finale tjera. E para është në snoubord dhe nis në ora 2 të natës, me slopestyle e meshkujve. Dymbëdhjetë garuesit kanë nga tri lëshime për të gjetur më të mirin rreth orës 3:30.
Në mëngjes, në ora 7:15, është në program gara në kros kountri, skiathloni i meshkujve, derisa finalja në 5000m patinazh i shpejtë nis në ora 8:00. Dy rundet e fundit në luzh për meshkujt nisin në ora 12:00, sprinti i meshkujve në biathlon nis në ora 12:15, derisa finalja e fundit e ditës nis në ora 13:00 me finalet në moguls/gunga në skijim të lirë për femra.
Në ora 2:00 në mëngjes vazhdon gara ekipore në patinazh artistik me vallëzimin, në ora 3:45 janë femrat, dhe në 5:40 nisin programin e lirë çiftet. Në kurling zhvillohen ndeshjet e rrethit të shtatë në çifte të përziera, me Kanadanë që tashmë ka siguruar gjysmëfinalet pas fitores ndaj Zvicrës; dhe Rusinë që pret të mësoj kundërshtarin në gjysmëfinale. Për dy vendet e mbetura në gjysmëfinale do të luftojnë Zvicra, Norvegjia, dhe Kina. Garat në kurlin hapin ditën e dytë të garave zyrtare duke nisur në ora 1 pas mesnate.
Në hokej mbi akull, nisin ndeshjet e grupit A me Finlandën dhe SHBA-të në ora 8:40 dhe Kanadanë me Rusinë në ora 13:10. Të shtunën në ndeshjet e grupit B, Zvicra mposhti bindshëm Korenë me 8-0, derisa Suedezet siguruan fitoren në periudhën e tretë ndaj Japonisë, 2-1.
E shtuna solli dy medalje për Gjermaninë me Wellingeri në kërcime me ski duke sjell titullin e parë olimpik që nga Jenss Weisflogg në Sarajevën e vitit 1984, dhe Laura Dahlmeier që do të konkurroj pothuajse të gjitha disiplinat e biathlonit. Holandezet ishin të shkëlqyeshme në patinazh artistik duke i mohuar një medalje edhe legjendës së këtij sporti, gjermanes Claudia Pechstein.
Në kros-kountri Charlotte Kalla mori medaljen e saj të tretë olimpike, derisa liderja e Kupës së Botës, Heidi Weng nuk arriti të mposht lodhjen e një sezoni fantastik. Një ditë e bujshme, që veçse pritet të vazhdoj ritmin olimpik për dy javët e ardhshme.