OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Norvegjezët fshijnë medaljet
11 February, 2018 @12:56
Martin Johnsrud Sundby kësaj radhe arriti të ngjitej për një pozitë më lartë në podium, pas të bronztës në Sochi në disiplinën e Skiathlonit. Tre-herë kampioni i botës në kros-kountri, u zu në befasi në rrethin e parafundit të garës 30km (15km stil klasik + 15km stil i lirë), kur bashkëkombësi i tij, Simen Hestar Krueger nisi të krijoj një epërsi që nuk arriti të ngushtohej nga favoritët tjerë.
Sundby përfundoi garën 6 sekonda pas Krueger, dhe 1.9 sekonda para Hans Christer Holund, për të rrumbullakuar treshen norvegjeze në podium. Kampioni olimpik nga Sochi, Dario Cologna mbylli garën me vonesë prej 25.1 sekonda në krahasim me kohën e fituesit prej 1orë16minuta20sekonda.
Garat në kros-kountri vazhdojnë të martën me sprintin klasik në të dyja konkurrencat (finalet në ora 13:25 dhe 13:34)