KOSOVA - POLONIA
E mbyllim me të gjitha humbje
1 July, 2018 @22:11
Gjashtë ndeshje dhe gjashtë humbje është bilanci i Kosovës në kualifikime për Botërorin Kina 2019 - dhe natyrisht ekipi ynë eliminohet nga garat e mëtëtujeshme kualifikuese.
Rivali i sontëm, Polonia, me përvojë të madhe ka qenë më i mirë sesa Kosova përgjatë gjithë ndeshjes [70-103, rezultati përfundimtar], hiç çerekun e tretë kur Kosova i bëri ballë dhe e fitoi këtë pjesë të lojës 25-23.
Te Kosova, dyshja Erjon Kastrati dhe Dardan Berisha, përsëri kanë qenë më të dalluarit. Kastrati ka përfunduar ndeshjen me 21 pikë të shënuara dhe 5 asistime, ndërsa Dardani me 17 pikë, 6 asistime, 4 kërcime dhe 4 topa të rrëmbyer.
Nga të rinjtë, rast kanë pasur sonte të tregojnë veten Valon Bunjaku, Muhamedali Janjeva e Rinor Peci. Nga këta vetëm Bunjaku u regjistrua në koshashënues, duke shënuar 5 pikë, kurse Dardan Kapiti që llogaritet shpresë e madhe e Kosovës për të ardhmen, kreu ndeshjen me 4 pikë, 7 kërcime në 30 minuta lojë sa i dha Brad Greenberg hapësirë.
Polonia, e cila siguroi kualifikimin e mëtutjeshëm, lojtar më efikas sonte e ka pasur Karol Gruszeckin me 21 pikë, ndërsa përveç tij edhe 3 lojtarë tjerë kanë shënuar pikë dyshifrore, prej të cilëve Maciej Lampe shënoi më së shumti, 17 pikë por edhe 10 kërcime.