PG13
Paul George mbetet në OKC
1 July, 2018 @11:15
Pas shumë thashethëmeve se a do të transferohet në Los Angeles Lakers, ylli i Oklahoma City Thunderit, Paul George, ka vendosur që të mbetet në OKC.
George do të nënshkruaj kontratë maksimale katër vjeçare me Oklahomën me vlerë prej 137 milionë dollarë.
Stinorin e kaluar 28 vjeçari Paul George luajti me mesatare prej 21.9 pikëve për ndeshje, 5.7 kërcime dhe 3.3 asistime për ndeshje për Oklahomën.