PJESA E PARË: KOSOVA-HUNGARIA
Shenjat e fitores, pas 20 minutave të para
28 June, 2018 @21:19
Përkundër se filloi dobët, me kalimin e kohës Kosova ka arritur të kthejë rezultatin dhe të dalë në epërsi në disa, për të përfunduar pjesa e parë e duelit ndaj Hungarisë, baraz 39-39.
Çereku i parë i ndeshjes përfundoi 19-29 në të mirë të Hungarisë, ndërsa më pas Kosova u ndez me pikët e Dardan Berishës e Erjon Kastratit për 20-10 të çerekut të dytë dhe përfundimisht, pjesa e parë, 39-39.
Dardan Berisha me 13 pikë dhe Erjon Kastrati me 12, ishin më efikasit te Kosova pas pjesës së parë.
Ndërsa te Hungaria u dallua Zoltan Perl me 10 pikë.