DUELET E KOSOVËS
Dy ndeshjet e radhës, falas
27 June, 2018 @14:37
Pas rastit tragjik që ndodhi javën që e lamë pas FBK ka vendosur që ndeshjet e fundit të Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Kina 2019 - të jenë falas për shikues.
Kjo për shkak që basketbollistëve të Kosovës t’i ipet përkrahje e madhe pas aksidentit, ku u lënduan edhe vëllezërit Rugova, Altin Morina, por edhe fizioterapeuti i reprezentacionit Kujtim Shala.
Duelet e Kosovës ndaj Hungarisë dhe Polonisë, në kuadër të Grupit C kualifikues nga FIBA Europe - mund të ndiqen falas në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Kosova - Hungaria luhet nesër më 28 qershor dhe fillon në ora 20:30, ndërsa Kosova - Polonia luhet më 1 korrik me fillim në ora 20:30.
Kosova ende nuk ka shënuar asnjë fitore në Grupin C, pasi që ka kaluar fazën preliminare të kualifikimeve.