GRAN CANARIA
Debutuesit marrin trajner me përvojë
26 June, 2018 @17:27
Skuadra spanjolle Gran Canaria do të debutoj në EuroLeague me një trajner të njohur.
Ai është Salvador Maldonado, një trajner me përvojë të madhe. Klubi prononcoi të marten për media se 59 vjeçari do të arrij nga Estundiantes Madrid, e cila ishte skuadra e shtatë që e menaxhoi për 23 vite sa ishte trajner në ligën spanjolle.
Maldonado më parë ka drejtuar edhe këto skuadra: Manresa, Sevilla, Baskonia, Fuenlabrada dhe Joventut.
Viti 1996 është viti më i suksesëshëm i Maldonados, në atë viti si trajner i Manresas fitoi Kupën e Mbretit, gjithashtu në po atë vit u shpall edhe trajner i vitit në ligën spanjolle.